Pajisje shpimi

Një përparësi kryesore e pajisjeve tona, ndoshta unik në tregun grek, është përputhja me standardet e sigurisë së BE, në përputhje me certifikatën përkatëse, fakt i cili na bën pionierë.
Kompania mund të kryejë shpime të thella provë me metodën wire-line me thellësi maksimale deri në 500m dhe me diametër shpimi HQ.

Tashmë jemi përgjigjur me sukses për kryerjen e shpimeve paraprake kërkuese, me kërkesa specifike, të tilla si shpime në thellësi 250m për digën Ilaiona e DEI (Ndërrmarja shtetërore e energjisë elektrike) me devijim nga vertikalja prej më pak se 2.5%, shpime direkte me gjatësi 60m me rrëshqitje në digën Viltanioti në Kretë, shpime horizontale në frontin jugor të tunelit Kallidromos, shpime në një thellësi prej 255m në rrugën hekurudhore dhe 267m në tunelin rrugor Panagopoula.

Një përparësi kryesore e pajisjeve tona, ndoshta unik në tregun grek, është përputhja me standardet e sigurisë të BE,
në përputhje me certifikatën përkatëse, fakt i cili na bën pionierë.

Kompania mund të kryejë shpime të thella provë me metodën wire-line me thellësi maksimale thellësi 500m me diametër shpimi HQ.

Kompania ka një sërë pajisjesh komplekse shpimesh si për “përdorime të shumta” ashtu edhe ato konvencionale. Në këto pajisje, përfshihen:

Një rrotullues modern, sondë shpimi i tipit Diamec U6 Atlas Copco, me gjithë pajisjet e nevojshme të shpimit dhe pajisjet përkatëse për testimin e performancës në terren.

Sonda e shpimit lëviz mbi zinxhira me qëllim që qasja të arrihet në çdo pikë ku dëshirohet të bëhet marrja e mostrave, pavarësisht mundësisë së qasjes në të me mjete konvencionale.

Sonda e marrjes së mostrave është në gjendje të kryejë shpime në çdo drejtim. Nëpërmjet saj bëhet e mundur marrja e mostrës në çdo vend, në çdo lloj toke.

Përveç sondave të shpimit të përmendur më lart për qëllime të shumta, kompania disponon edhe sonda konvencionalë, me potencial të madh dhe në gjendje të përsosur. Këto janë:

  • Një sondë për marrjen e mostrave Boyles BBS 37A në automjet dy-aksial (4 × 2) Mercedes
  • Një sondë për marrjen e mostrave Boyles BBS 38 në automjet dy aksal (4 × 4) Mercedes
  • Një sondë për marrjen e mostrave Boyles BBS 17A në automjet dy-aksal (4 × 2) Mercedes
  • Një sondë për marrjen e mostrave JOY 22 në automjet dy aksal (4 × 4) MAN
  • Një sondë për marrjen e mostrave Acker Mountaineer në automjet katër-aksal (8 × 8) MAN ose në rimorkio.
Print Friendly, PDF & Email